Lajme

Protestuesit në Ferizaj hedhin ngjyrë të kuqe në drejtim të Policisë

Ka nisur protesta para Stacionit të Policisë në Ferizaj për vrasjen e 18-vjeçarës. Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe  dhe vezë në drejtim të policisë si shenjë proteste.

Siç është bërë e ditur kërkesat e protestës janë adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës. Në protestë po merr pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lexo më shumë  ‘Na subvencionojnë 7 herë më pak se rajoni’/ Blegtorët dhe fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë

Ndër të tjera thirrjet e protestuesve është thënë se Policia e Prokuroria i kanë duar me gjak.

Ata kanë bërë thirrje që vrasësit dhe përdhunuesit e grave duhet të burgosen e të mos lëshohen me procedura të rregullta.

M.O. dyshohet të jetë vrarë të dielën nga D.K. me të cilin ishte e martuar./Koha

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *