KryesoreLajme

Çeku: Matiçani dëshmi e nevojës për ndryshim, çdo lagje do të ketë investime dhe shërbime bazike

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka thënë se gjendja e rënduar në lagjen Matiçan është dëshmi e qartë e domosdoshmërisë për ndryshim në kryeqytet.

Ai u shpreh se kjo lagje, ashtu si shumë të tjera, është e harruar nga komuna, me shumë shtëpi pa ujë, kundërmim nga kanalizimet që derdhen në rrugë, mungesë ndriçimi, rrugë të paasfaltuara dhe probleme të tjera elementare.

Lexo më shumë  Kurti takohet me kancelarin austriak Christian Stocker, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian

“Platforma jonë sjell zgjidhje. Çdo lagje do të ketë investime, parkun, këndin për fëmijë, hapësirat sportive e komunitare, shërbimet bazike aty ku jetojnë qytetarët”, deklaroi Çeku.

Ai theksoi se qeverisja e tij do të përfshijë qytetarët në hartimin dhe zbatimin e zgjidhjeve për të gjitha lagjet e Prishtinës, duke shtuar se synimi është që secila lagje të bëhet funksionale.

Lexo më shumë  Pas 18 vitesh me probleme dëgjimi, pacientes në QKUK i rikthehet dëgjimi falë një operacioni

“Bashkë, për Prishtinën tonë!”, përfundoi kandidati për kryetar të Prishtinës.

Rruga Press

YouTube player