KryesoreLajme

Kurti takohet me mërgatën shqiptare në Amerikë

Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zhvilluar takime me përfaqësues të mërgatës shqiptare, të cilën e ka cilësuar si hisedare historike të arritjeve më të mëdha të vendit.

Përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, Kurti shkroi për rolin vendimtar të diasporës shqiptare në Amerikë në të gjitha etapat kyçe për Kosovën.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

“E mirëpresim mërgatën sa herë që vijnë në Kosovë. Na mirëpresin sa herë që shkojmë, kudo që janë,” ka shkruar Kurti.

Ai falënderoi veçanërisht Federatën Pan-Shqiptare VATRA dhe Shoqatën “PEJA” për pritjen dhe për kontributin e tyre të përditshëm për çështjen kombëtare dhe lidhjen e qëndrueshme mes diasporës dhe atdheut.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve (ose pak sevda ruse..)!