Bota

Spanja ndalon eksportet e armëve ndaj Izraelit

Qeveria e Spanjës ka miratuar një ndalim total të eksportit të armëve drejt Izraelit.

Kjo masë është pjesë e një pakete masash për të ndalur atë që kryeministri Pedro Sánchez e ka quajtur “gjenocid në Gaza”.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Ekonomisë, Carlos Cuerpo, njoftoi se dekreti ndalon eksportin e çdo materiali ushtarak, si dhe të produkteve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë drejt Izraelit.

Lexo më shumë  Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person

Po ashtu, Spanja ndaloi edhe importi i këtyre pajisjeve në territorin spanjoll.

Dekreti ndalon gjithashtu kërkesat për tranzit të karburantit për avionë me përdorime të mundshme ushtarake dhe importin e produkteve që vijnë nga vendbanimet izraelite në territoret palestineze të okupuar, përfshirë edhe reklamimin e tyre.

“Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm dhe është pionier në nivel ndërkombëtar për sa i përket ndalimit të plotë të armëve ndaj Izraelit”, tha Cuerpo pas miratimit të masës nga qeveria.

Lexo më shumë  Jep dorëheqjen presidenti i Paraguait, humbi mbështetjen edhe brenda partisë së tij

Qeveria në Madrid thekson se kjo masë “forcon në mënyrë juridike” ndalimin e shitjes apo blerjes së pajisjeve ushtarake me Izraelin, e cila aplikohet që nga fillimi i ofensivës izraelite në Gaza.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, por do të duhet të miratohet edhe nga Parlamenti, ku qeveria e majtë e Sánchez nuk ka shumicën.

Rruga Press

YouTube player