KryesoreLajme

BE mirëpret pajtimin e Kosovës me sanksionet e reja ndaj Rusisë

Kosova ka marrë vendim për t’u pajtuar vullnetarisht me katër paketat e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të miratuara në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë.

Lajmi është mirëpritur nga shefi i zyrës sw BE-sw nw Kosovë, Avio Orav.

“Mirëpres vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për t’u pajtuar vullnetarisht dhe për të zbatuar katër paketat më të fundit të sanksioneve të BE-së, të miratuara në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.”

Lexo më shumë  Revolta kundër qeverisë/ Studentët thirrje për protestë, sot në orën 14:00 te Ministria e Arsimit në Tiranë

Orav theksoi se ky veprim përforcon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave dhe praktikave evropiane.

“Bashkëpunimi dhe harmonizimi me praktikat e BE-së, në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, janë gurthemeli i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës”, shkroi Orav.

Lexo më shumë  Sindikata e Universiteteve: Zëri i studentëve duhet të dëgjohet, dhuna ndaj tyre e papranueshme
YouTube player