Lajme

Pas 4 vite në pushtet, Totaj nuk arrin t’i sigurojë prizrenasëve ujë të pijshëm, madje e premton për mandatin tjetër

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, edhe pas katër viteve në krye të komunës, nuk ka arritur ta zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët. Megjithatë, ai këtë çështje po e paraqet sërish si prioritet kryesor për mandatin e ardhshëm.

“Furnizimi i vazhdueshëm dhe i sigurt me ujë të pijshëm është nevojë thelbësore për çdo familje dhe për komunitetin tonë në përgjithësi. Mandati ynë i ri do të përqendrohet fuqishëm në këtë aspekt, për të garantuar që asnjë shtëpi në Prizren të mos mbetet pa këtë shërbim jetik,” tha Totaj.

Lexo më shumë  Durmishi i reagon Komunës së Prishtinës për rrugën "Mon Balaj": Nuk është përgjegjësi e ministrisë

Në përmbledhjen e arritjeve të mandatit të kaluar, ai përmendi vendosjen e impianteve të reja në lagjen Shadërvan, duke theksuar se këto do të shërbejnë për reagim më të shpejtë në rast fatkeqësish si zjarret.

“Impiantet e vendosura në Shadërvan janë një shembull i qartë i përkushtimit tonë për sigurinë e qytetarëve. Këto do të jenë ndihmë e madhe për ekipet e emergjencës në raste krizash dhe do të kontribuojnë në mbrojtjen e jetës dhe pronës,” theksoi ai.

Lexo më shumë  Fshati Tapi në Kuçovë zhytet në baltë dhe ujë prej 25 vitesh, Bashkia: Nuk ka fonde për rrugën

Pavarësisht premtimeve të reja, problemi i mungesës së ujit të pijshëm mbetet një ndër sfidat më të mëdha për qytetarët e Prizrenit, të cilët tashmë janë lodhur nga pritjet shumëvjeçare për një zgjidhje të qëndrueshme.

Rruga Press

YouTube player