ArgumentKryesore

Liria nuk personalizohet: vetëm dëshmorët mbeten emri i saj

Profesori Enis Sulstarova ka reaguar ndaj parullës “Liria ka emër”, të përdorur shpesh në diskursin publik për të lidhur lirinë me komandantë të caktuar të luftës.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Sulstarova e ka quajtur këtë parullë “më idiotja”, pasi sipas tij përpiqet ta personalizojë lirinë tek një apo disa individë. Ai theksoi se liria është rezultat i përpjekjes së popullit dhe nuk mund të reduktohet vetëm te disa emra.

“Çlirimtar është ai ose ajo që guxon të luftojë edhe në emër të atyre që nuk munden, jo vetëm për vete. Çlirimtari nuk është vetëm – ai ka shokët e armëve, ata që e strehojnë, e ushqejnë, e përkrahin. Në luftë marrin pjesë shumë veta që realisht nuk luftojnë, por pa ata fitorja nuk do të ishte e mundur,” shkruan Sulstarova.

Lexo më shumë  Reflektim i Diellës: në Kosovë hedhin kripë në rrugë, në Shqipëri like

Ai shtoi se emrat e vërtetë të lirisë janë vetëm dëshmorët, sepse ata dhanë gjithçka pa kërkuar ta personalizojnë lirinë. “Dëshmorët nuk mund të thonë ‘lirinë ua solla unë’. Ata janë dëshmi që nuk mund të mohohet, ndërsa ne të gjallët, tashmë në liri, i nderojmë si dëshmorë të lirisë,” u shpreh ai.

Parulla më idiote është “Liria ka emër”, si e si për ta personalizuar lirinë në një, dy, tre emra komandantësh. Liria vjen kur e kërkon populli. Çlirimtar është ai ose ajo që guxon të luftojë edhe në emër të atyre që nuk munden, jo vetëm për vete. Çlirimtari nuk është vetëm, ai ka shokët e armëve, ata që e strehojnë, e ushqejnë, e veshin dhe që e përkrahin me shumë mënyra. Në luftë marrin pjesë shumë veta që realisht nuk luftojnë. Çlirimtari nuk mund ta fitojë luftën pa ata.

Nëse duam emrat e përveçëm të lirisë, ata janë vetëm dëshmorët, sepse ata dhanë gjithçka për lirinë, por edhe sepse nuk kanë si ta personalizojnë lirinë, nuk mund të thonë dot “lirinë ua solla unë”. Ne, të gjallët, tashmë në liri, i nderojmë ata si dëshmorë të lirisë. Ata janë dëshmi që nuk mund të mohohet.

Rruga Press

Lexo më shumë  Paralajmërimi i shkencëtarëve, Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale
YouTube player