KryesoreLajme

E thotë edhe Paul Willams: Thaçi s’kishte kompetenca as kurrfarë autoriteti në UÇK

“Thaçi s’kishte kompetenca dhe autoritet!”

Pas dëshmisë së parë të James Rubin, mbrojtja në Gjykatën Speciale solli një tjetër amerikan, Paul Williams, i cili dha një deklaratë të ngjashme.

Williams, që në Rambuje ishte këshilltar i delegacionit kosovar, u pyet lidhur me rolin dhe veprimet e Hashim Thaçit si ish-kreu i UÇK-së. Ai u shpreh qartë se Thaçi nuk mund të merrte vendime pa aprovimin e komandantëve të zonave, raporton Ekonomia Online.

Lexo më shumë  Irani lëshon raketa balistike në bazën ushtarake britanike-amerikane, në Diego Garcia

“Ky është një përshkrim i përgjithshëm, për të treguar që s’kishte kompetenca dhe autoritet. Nuk mund t’i rendisja me emra komandantët e zonave….”

Nëse ishte diskutuar ndonjëherë për nevojën e Thaçit që të konsultohej me komandantët rajonalë të UÇK-së, Williams tha se ishte qartë që ai ishte përfaqësues, por s’kishte autoritet për të dhënë pëlqimin mbi marrëveshjen.

“Mund të ju them që ishte shumë e qartë që ai ishte një përfaqësues i UÇK-së dhe ishte zëri i UÇK-së në atë Kështjellë. E kuptova që s’kishte autoritet për të dhënë pëlqimin mbi marrëveshjen.”

Lexo më shumë  Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet
YouTube player