4 vjet, 40 milionë €/ Kurti viziton fshatin Roganë të Kamenicës, e quan dëshmi të zhvillimit
Në ditën e katërt të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me kryetarin aktual dhe kandidatin për një mandat të dytë në Kamenicë nga radhët e LVV-së, Kadri Rahimaj, kane zhvilluar disa vizita në këtë komunë.
Një nga vizitat ishte në fshatin Roganë të Kamenicës prej nga përmendën disa nga punët e kryetarit Rahimaj.
“Nga ndërtimi i fushës së sportit dhe i çerdhes së re, te rinovimi i shkollës “Metush Krasniqi” dhe asfaltimi i dhjetëra rrugëve; nga stadiumi i atletikës, te kyçja në ujësjellës, rinovimi i fushës sportive e shënjimi i shtigjeve në Parkun e Roganës; deri te mbështetja për 30 biznese vendore me grante komunale, të gjitha këto janë investime që po sjellin ndryshim të dukshëm.”, thuhet në njoftimin në Facebook të kësaj partie.
Tutje thuhet se ky fshat është dëshmi e zhvillimit në komunën e Kamenicës.
Rruga Press

