KryesoreLajme

Abrashi: Do të kujdesem që pensionistët në Prizren të marrin kujdesin e merituar

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka premtuar kushte më të mira për pensionistët në këtë komunë.

Ai ka thënë se pensionistët përfaqësojnë përvojën, sakrificat dhe punën e një jete të tërë për këtë vend.

“Nuk janë thjesht pjesë e së kaluarës sonë, por gurëthemeli i shoqërisë sonë. Bisedat e sotme më rikujtuan se si përkushtimi dhe sakrifica e tyre e kanë bërë të mundur çdo hap që ne bëjmë sot”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kurti takohet me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar: Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i ngushtë i Kosovës

Abrashi ka thënë se nëse i fiton zgjedhjet do të sigurohet që pensionistët të kenë kujdesin dhe mbështetjen e merituar nga komuna – qoftë për shëndetin, mirëqenien apo dinjitetin e tyre.

“Kujdesi ndaj tyre nuk është vetëm detyrim institucional, por mbi të gjitha detyrim moral ndaj brezit që na ka hapur rrugën”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ukshini sqaron vlefshmërinë juridike të marrëveshjeve ndërkombëtare: Nënshkrimi i presidentes nuk mjafton