Bota

Në zemër të shkatërrimit e mbijetesës, banorët e Gazës refuzojnë t’i lënë shtëpitë

Ofensiva izraelite në Gaza vazhdon me intensitet të lartë, duke shkaktuar shkatërrime masive dhe zhvendosje të mëdha të popullsisë civile. Një nga simbolet më të fundit të shkatërrimit është Burj al-Jafari, një nga kullat ikonike përgjatë vijës bregdetare të qytetit, e cila është shembur plotësisht pas një sulmi ajror izraelit. Kulla, e cila strehohej nga qindra civilë, u godit menjëherë pas një paralajmërimi nga ushtria izraelite (IDF) për evakuimin e zonës përreth, duke përfshirë lagjen Rimal dhe portin e Gazës.

Sipas ushtrisë izraelite, ndërhyrja në këtë zonë synon objektiva të Hamasit dhe ka si qëllim eliminimin e “infrastrukturës terroriste”. Megjithatë, sulmet kanë sjellë pasoja të rënda për civilët dhe ndërtesat e banimit.

Më shumë se 50 kulla banimi janë shkatërruar që nga shpallja e objektivit të ri nga kryeministri Benjamin Netanyahu për marrjen e plotë të qytetit. Fushata e shkatërrimit, që ka nisur në fillim të gushtit, përfshin bombardime intensive dhe përdorimin e makinerive të rënda për të shembur ndërtesat, duke lënë pas rrënoja dhe dëshpërim.

Lexo më shumë  Merz: BE të ndajë rrezikun e aseteve ruse

Analiza të imazheve satelitore nga CNN (nga 9 gusht deri më 5 shtator) tregojnë se një pjesë e madhe e ndërtesave janë shkatërruar nga veprimet tokësore të ushtrisë, dhe jo vetëm nga bombardimet ajrore. Deri tani, rreth 1 mijë e 800 ndërtesa janë rrafshuar në qytet dhe në zonat përreth.

Lagjet më të prekura përfshijnë Zeitoun, Jabalia dhe pjesë të qendrës si Rimal, ndërsa ofensiva vazhdon të zgjerohet. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Efi Dufferin, deklaroi se 40% e territorit të qytetit është aktualisht nën kontrollin e Izraelit. Megjithatë, ky kontroll nuk ka rezultuar në një evakuim të plotë të popullsisë.

Nga rreth 1 milion banorë të Gaza, vetëm 250 mijë persona kanë arritur të largohen drejt jugut, në zonën “humanitare” al-Maëasi në Khan Younis, e cila tashmë është mbipopulluar dhe pa mundësi për të strehuar më shumë njerëz.

Evakuimi është i vështirë për shumë persona kushton deri në 1 mijë dollarë, ndërsa të tjerët zgjedhin të qëndrojnë për shkak të mungesës së alternativave apo lodhjes së skajshme. Sipas banorëve si Najeeb Kaddoumi, ajo që po ndodh është “pastrim etnik i qëllimshëm”.

Pamjet nga sateliti tregojnë se Gaza sot i ngjan qyteteve si Rafah dhe Khan Younis, të shkatërruara gjatë luftimeve të mëparshme. Sipas autoriteteve të Hamasit, në dy vite luftë janë vrarë rreth 64.000 persona, me një mesatare prej 1 mijë e 500 viktimash në muaj, dhe këto të dhëna janë konsideruar të besueshme nga Kombet e Bashkuara.

Rruga Press

YouTube player