KryesoreLajme

Alban Hyseni: Shëndetësia mbetet prioritet, mbështetje për Repartin e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar dr. Esma Mustafa, shefe e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Në këtë takim është biseduar lidhur problemet dhe kërkesat e këtij raparti dhe mbështetja në të ardhmen.

I pari i Gjilanit, tregoi se me dr. Esma Mustafa, shefe e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Gjilanit, diskutuan mbi sfidat dhe nevojat e këtij reparti me rëndësi jetike.

Lexo më shumë  'Këshilli Bashkiak në Maliq të Korçës diskuton dëmet nga përmbytjet', fermerët: Ku janë dëmshpërblimet për prodhimet e shkatërruara?

“Në mandatin e ri, shëndetësia do të vazhdojë të mbetet prioritet, me mbështetje të veçantë për sektorët që shpëtojnë jetë çdo ditë”, tha kryetari Alban Hyseni.

Rruga Press

YouTube player