KryesoreLajme

Ministri virtual është Kryeministri/ Presidenti Begaj ngarkon Ramën me përgjegjësi për funksionimin e AI Diella

Gjatë ditës së sotme kreu i qeverisë aktuale dhe i asaj që do të miratohet në parlament pak ditë më vonë Edi Rama ka qene tek Presidenti i Republikës ku ka marrë në dorë dekretimin e tij si i ngarkuar për të krijuar qeverinë e re.

Por ai ka marrë nga noteri i tij Begaj edhe detyrën që të përgatisë modelin e funksionimit të ministres së Inteligjencës Artificiale.

Lexo më shumë  Xhelal Sveçla: Kosova e para në rajon për sigurinë, 64% e qytetarëve ndihen të sigurt

Pra i bie që ministri Virtual me emrin Diella, eshte vete Edi Rama.

“Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të inteligjencës artificiale Diella”, thuhet në nenin 3 të dekretit për emërimin e kryeministrit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Gjermania dhe Belgjika paralajmërojnë Hungarinë për 'kalimin e vijës së kuqe' për shkak të vetos ndaj Ukrainës