Lajme

Hoxha pret në takim zyrtarin e FBI-së, diskutojnë për thellim bashkëpunimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ka pritur sot në një takim njoftues atasheun e ri ligjor të FBI-së, Brendan Collins, i cili mbulon Kosovën. Sipas njoftimit të Policisë ai vepron nga Sofja e Bullgarisë. 

“Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së. Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të forcuar më tej këtë partneritet në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Rast pas rasti/ Si po shemben projektet e florinjta të dyshes Rama-Balluku

Theks i veçantë thuhet se u vu mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera me interes të përbashkët. 

Në këtë vizitë, Collins thuhet se ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të FBI-së nga Sofja dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

YouTube player

Lexo më shumë  Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte kundër njerzimit, bashkëpunoi me serbët në masakrën e Izbicës