Lajme

U vra dhe u la në derë të spitalit nga dy të rinj! Sot zhvillohen protestë në Prishtinë dhe Ferizaj, qytetarët kërkojnë drejtësi për fatin e Marigona Osmanit

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë dy vrasësit e 18-vjeçares Marigona Osmani, të cilën e hodhën pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt. Arbër Sejdiu është vënë në pranga, ndërkohë që bashkëpuntori i tij Krivaqa është ende në kërkim nga policia.

Sot nën moton ‘Drejtësi për gratë’ do të mbahet një protestë në Prishtinë dhe në Ferizaj. Protesta pritet të nisë në Prishtinë në orën 10:30, ndërsa në Ferizaj rreth orës 12:30.

Dy të rinjtë janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit. Krivaqa dyshohet se e ka dhunuar atë për dy ditë rresht deri në vdekje. Fotot e tyre janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës. Në komunikatën për mediat, thuhet se i dyshuari, 32 vjecar Sejdiu, është intervistuar dhe ndaj tij është dhënë masa e ndalimit për 48 orë.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Thuhet se viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqa dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka patur probleme me bashkëshortin.

Reagime të shumta nga familjarë dhe njerëz publik kanë patur në Kosovë. Mes familjarëve që kanë reaguar kanë qenë daja dhe halla i 18-vjeçares, të cilët kanë kërkuar drejtësi për mbesën e tyre. Për këtë ngjarje të rëndë gjithashtu ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani si dhe këngëtari Gold Ag, të cilët i kanë kërkuar çdo qytetari të mundshëm të bashkëpunojë për të vendosur para drejtësisë autorin e ngjarjes

Lexo më shumë  OSBE mbështet bashkëpunimin në mes Kosovës e Karolinës së Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *