Lajme

Skandal në Komunën e Mitrovicës, shkarkohet drejtori i Bedri Hamzës për dyshime korrupsioni

Me një vendim të firmosur më 5 shtator, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka shkarkuar Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fahri Jashari, për dyshime të keqpërdorimit të rëndë të pozitës zyrtare.

Në median KosovaNews është publikuar dokumenti i shkarkimit të Fahri Jasharit, të nënshkruar nga kryetari i komunës, Bedri Hamza.

Lexo më shumë  Rast pas rasti/ Si po shemben projektet e florinjta të dyshes Rama-Balluku

Në arsyet e shkarkimit thuhet: Shkarkimi i drejtorit të drejtorisë behet për faktin se ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, përmes veprimeve që bien ndesh me parimet e ligjshmërisë, paanshmërisë dhe integritetit të administratës publike.

Sipas KosovaNews, shkarkimi i drejtorit është bërë pasi ai është kapur në flagrancë me një rast korrupsioni.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Raporti i FMN: Shqipëria e 83-ta në botë për pasuri, e fundit në Evropë për mirëqenie