KryesoreLajme

Basha kërkon nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndaj Kosovës

Kreu i Kuvendit s Kosovës, Dimal Basha, priti në pasditen e sotme në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në  vend për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE.

Kryetari Basha e falënderoi ambsadorin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të madhe që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, në fusha të ndryshme dhe me projekte të shumta ndër vite.

Lexo më shumë  Dekreti jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe mënyra se si po tentohet të argumentohet është në kundërshtim me Kushtetutën

Në takim, Basha theksoi rëndësinë e largimin të masave ndaj vendit tonë, si dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës, si një mekanizëm shtesë që garanton avancimin e lirive dhe drjetave të njeriut për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

“Nga ana e tij, shefi i Zyrës së BE-së, Orav e uroi Bashën për detyrën e re si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shprehu rëndësinë e funksionalizimit të instituicioneve si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së fuqishme të Bashkimit Evropian për Kosovën, e cila është një marrëdhënie thelbësore për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij të plotë në strukturat evropiane”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Surroi: Vetëm Kushtetuesja vendos për zgjedhje të parakohshme, dekreti i Osmanit i nxituar

Rruga Press

YouTube player