KryesoreLajme

KQZ hoqi stemën e Kosovës nga fletëvotimet në vitin 2013 pas kërkesës së Beogradit, vendimi u mirëprit nga SHBA-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, dymbëdhjetë vjet më parë, vendosi që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013 të mos figurojë stema e Republikës së Kosovës, por logoja e KQZ-së.

Ky ndryshim erdhi pas kërkesës së autoriteteve në Beograd, të cilat kishin paralajmëruar se, nëse fletëvotimet do të mbanin simbole shtetërore të Kosovës, nuk do t’i bënin thirrje serbëve të Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhje.

Lexo më shumë  FSK përforcon lidhjet me Gardën Kombëtare të Ajovës për avancimin e kapaciteteve profesionale

Vendimi i KQZ-së u përshëndet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ndërsa presidentja e asaj kohe, Atifete Jahjaga, e inkurajoi institucionin që të gjente zgjidhje në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke siguruar pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në procesin zgjedhor.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  ShBA-ja ia kujton Shqipërisë: Do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen