KryesoreLajme

Shteti shqiptar arreston qytetarët që mbrojnë kombin, por nuk dërgon asnjë notë zyrtare ndaj Polonisë për fyerjen e Heroit Kombëtar

Një mbrëmje tensioni ka përfshirë Tiranën pas ndeshjes Dinamo – Jagiellonia, e vlefshme për play-off e Conference League, ku huliganë polakë të njohur si radikalë pro-serbë kanë provokuar qytetarët shqiptarë me gjeste të pahijshme ndaj shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin qendror të kryeqytetit.

Pamjet e publikuara treguan qartë përdhosjen e monumentit, por autoritetet nuk ndërmorën asnjë masë për të ndëshkuar përgjegjësit. Përkundrazi, Policia e Shtetit arrestoi tre tifozë shqiptarë dhe procedoi penalisht dy të mitur, pasi këta të fundit, të irrituar nga provokimet dhe mosveprimi i autoriteteve, u përleshën me tifozët polakë dhe më vonë sulmuan autobusët e tyre në afërsi të Rinasit.

Lexo më shumë  Alarmi/ Fëmijët shqiptarë po rriten me algoritme dhe pa mburoja dixhitale

Ndërkohë që huliganët e huaj mbetën të paidentifikuar e të pakapshëm, të ndaluarit rezultuan të ishin qytetarë shqiptarë që reaguan në mbrojtje të figurës së Skënderbeut dhe dinjitetit kombëtar.

Ky fakt ka ngjallur zemërim të madh publik, me shumë qytetarë që pyesin:
“Çfarë do të ndodhte sikur tifozët shqiptarë të përdhosnin figurat kombëtare të shteteve të tjera, në zemër të kryeqyteteve të tyre?”

Lexo më shumë  Kurti: KEK në transformim historik, mbi 500 milionë euro investime dhe kapacitete të reja energjetike

Në vend që të jepte një përgjigje ndaj aktit të rëndë të huliganëve polakë, shteti shqiptar, sipas kritikëve, tregoi komplekse ndaj të huajve dhe ashpërsi vetëm ndaj qytetarëve të vet.

Rruga Press

YouTube player