KryesoreLajme

Thirrja e Vasfije Krasniqit: Unitet kundër Listës Serbe

Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe njëherësh ish- deputete, ka bërë një thirrje të fuqishme publike për unitet kombëtar.

Ajo theksoi se ky është një moment historik kur shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë, siç tha ajo, që Lista Serbe dhe “vegla të saj” të cënojnë të ardhmen e vendit.

Lexo më shumë  SPAK do arrestimin e Ballukut, opozita i kërkon PS-së që të mbledhë sot Këshillin

“Shqiptarë, bashkohuni! Është momenti historik për të treguar unitetin tonë kombëtar. Mos lejoni që Lista Serbe dhe veglat e saj të cënojnë të ardhmen tonë. Mos u fshihni pas arsyetimeve të kota e pas justifikimeve ligjore – Kushtetuta është për popullin, jo kundër tij. Koha është tani!”, tha Krasniqi.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Mungesë kontrolli, skadenca të padokumentuara dhe spitale pa ilaçe në Shqipëri