Lajme

Dita e kujtesës, Unioni i të përndjekurve kërkon drejtësi

Në përkujtim të Ditës Europiane kundër krimeve të diktaturave nw mbarw Europen, Unioni i të përndjekurve politikë të Shqipërisë ka ripërsëritur ndaj shtetit shqiptar kërkesën për gjykimin e krimeve të komunizmit.

Sipas Besim Ndregjonit, për 5 mijë të zhdukur në Shqipëri nga diktatura enveriste sot ende nuk është dhënë drejtësia.

Lexo më shumë  Çeku në Prizren: Nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë

Kryetari i Unionit të të përndjekurve Ndregjoni krahas dhënies së drejtësisë i kërkon autoriteteve të vendit që të ngrihet në Tiranë parcela e të zhdukurve të komunizmit dhe ti tregohet brezave e vërteta e krimeve.

Ish-të përndjekurit në deklaratën e tyre akuzuan politikën dhe partitë politike të djathta e të majta se këto krime i kanë përdorur për interesa personale dhe jo për të çuar në vend dinjitetin e të vrarëve. Sipas të dhënave janë 36 mijë shqiptarë të dënuar, 50 mijë familje të internuara, 7 mijë të pushkatuar për motive politike dhe 5 mijë të zhdukur.

Lexo më shumë  Kurti në Prizren: Me rrugën Prizren-Tetovë do të vendoset drejtësi historike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *