KryesoreOpinion/Aktualitet

Nga bllokada opozitare deri te vizioni i Albin Kurtit për t’ia shkulur rrënjët Listës Srpska

Shkruan Xhevdet Pozhari

Nga prilli deri më sot, Vetëvendosje ishte bllokuar radikalisht: LDK kishte qëndrimin absurd “s’votojmë askënd”. PDK e AAK, me kushtet e veta.

Pothuajse 6 muaj kështu. Sot u votua Dimal Basha për Kryeparlamentar.

VV pati mundësinë që nga sot t’ia kthejë me të njëjtën monedhë opozitës duke ia kushtëzuar dhe bllokuar nënkryetarët. Madje, edhe kam pritur se do ta bëjë. Por, veproi më mençur.

Lexo më shumë  Gërvalla në Vjenë për takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”

Sot VV tha: “Opozita na ka bllokuar, por armiku ynë kryesor është Serbia.”

U votuan në pako nënkryetarët dhe beteja u zhvendos te Lista Srpska. Karshi Srpskës, VV mbështeti fuqishëm Nenad Rashiqin, deputetin serb që gjithmonë ka qenë lojal ndaj shtetit të Kosovës.

Dhe këtu u rrëzua e gjithë opozita.

VV votoi kundër çdo propozimi të Srpskës. Opozita? Abstenim! E kur erdhi radha e Nenad Rashiqit, VV votoi PRO, opozita përsëri abstenoi/nuk votoi.

Lexo më shumë  Muja i konsideron “propagandë të ndytë” akuzat e opozitës për importin e rrymës nga Serbia

Pra, për opozitën, Nenad Rashiq – që gjithnjë ka qenë lojal ndaj Kosovës – është i njëjtë me Igor Simiqin që Kosovën e quan “Kosovo e Metohi” dhe që realisht udhëhiqet nga Radojçiqi.

Çka me fol më shumë për këtë mjerim opozitar? Ndërkaq, Albin Kurti edhe një herë dëshmoi se është mjeshtër i politikës.

YouTube player