KryesoreLajme

Rregullohet infrastruktuara në rrugën “Vëllezërit Frashëri”  në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se investimet në infrastrukturën e lagjeve të këtij qyteti po vazhdojnë me intensitet, e që sipas këtij institucioni, po përmirësojnë dukshëm kushtet e jetesës për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar lagjen Dheu i Bardhë, ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e rrugës “Vëllezërit Frashëri”.

Lexo më shumë  “AKI ka goditur spiunazhin serb” - Maqedonci flet për spiunët dhe luftën hibride serbe

 Krahas asfaltimit dhe ndërtimit të trotuareve, është realizuar edhe rregullimi i kanalizimit.

“Pas shumë punimeve në terren, rruga ‘Vëllezërit Frashëri’ po hyn në fazën përfundimtare. Me gjatësi mbi 500 metra dhe gjerësi 5 metra, kjo rrugë përfaqëson një arterie të rëndësishme jo vetëm për këtë lagje, por për të gjithë qytetin”, deklaroi Hyseni.

Ai shtoi se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës për banorët, duke ofruar një infrastrukturë më funksionale, siguri më të madhe dhe zgjidhje afatgjatë për problemet e mëparshme të kanalizimit.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën

Rruga Press

YouTube player