Alban Krasniqi: “Po pluralizëm – jo terrorizëm! Presioni për certifikimin e Listës Serbe është cenim i rëndë i pavarësisë së KQZ-së”
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar ndaj debateve mbi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos-certifikimin e Listës Serbe, duke e cilësuar çdo ndërhyrje ndaj këtij institucioni si kërcënim për pavarësinë e tij kushtetuese.
Në reagimin e tij publik, Krasniqi thekson:
“PO PLURALIZEM – JO TERRORIZEM!
Ndërhyrja, presioni dhe sulmet ndaj KQZ-së lidhur me vendimin për mos-çertifikim të Listës Serbe përbën cënim të rëndë të pavarësisë së këtij institucioni kushtetues.
Shtytja para e certifikimit ‘ME DHUNE’ përmes instancave të tjera të Listës Serbe dhe kandidatëve të caktuar të saj të dokumentuar si pjesëtarë të strukturave ilegale, pjesëmarrës të akteve kriminale dhe terroriste në arrati dhe pjesëtarë të organizatave terroriste, është tendecë e hapur për ta përligjur krimin dhe terrorizmin në Kosovë dhe përbën edhe mbështetje ndaj atyre (LS) që nesër ashtu si edhe dje do të ushtrojnë shantazh dhe dhunë ndaj komunitetit serb gjatë procesit zgjedhor dhe jo vetëm.”
Krasniqi e thekson në reagimin e tij një thirrje të qartë politike: “Po pluralizëm – jo terrorizëm!”, duke theksuar se pluralizmi demokratik nuk mund të përdoret si mbulesë për strukturat kriminale dhe terroriste që kanë vepruar në veri të vendit.
Rruga Press

