KryesoreLajme

Takim miqësor: Kurti dhe Gashi diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe projektet infrastrukturore

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në Prishtinë Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, si dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe të përzemërt, ku u diskutua mbi raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm si dhe zhvillimet e fundit politike në të dy vendet.

Lexo më shumë  Peci përuron pllakën përkujtimore për 10 shqiptarët e vrarë në Natën e Tmerrit në Mitrovicë

Të dy palët veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore, sidomos ato që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave. U përmendën shembuj konkretë si pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, si dhe projektet infrastrukturore me rëndësi strategjike, ndër to rruga Prizren – Tetovë.

YouTube player

Lexo më shumë  Grupi parlamentar multietnik: Vendimi i Kushtetueses rrezikon pluralizmin dhe përfaqësimin e komuniteteve