Bota

Britania nis programin e monitorimit të antitrupave

Qeveria britanike njoftoi të dielën se po fillon një program kombëtar për të matur antitrupat tek njerëzit që testohen pozitivë për COVID-19.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha në një deklaratë se programi i saj do të përmirësonte kuptimin mbi imunitetit dhe mbrojtjen e siguruar nga antitrupat e gjeneruar pas një infeksioni natyral të koronavirusit dhe vaksinimi.

Lexo më shumë  Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok

Ky program do të ndihmojë gjithashtu në kuptimin e shkallës së riinfeksionit dhe përparimit të virusit.

Kjo është hera e parë që testet e antitrupave janë vënë në dispozicion të publikut të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.

Agjencia tha që nga kjo e martë, testet e antitrupave në shtëpi do të ishin të disponueshme për deri në 8,000 njerëz në ditë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar falas përmes programit “testo dhe gjurmo” të Shërbimeve Shëndetësore Kombëtare.

Lexo më shumë  Rusia vijon persekutimet, burg për avokatët e Navalny

Këto do të ishin të disponueshme vetëm për ata që testohen pozitivisht për virusin dhe vendosin të marrin pjesë në program./exit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *