Lajme

Rreziku nga zjarri, banorët e Nartës në Gramsh marrin bagëtitë e largohen nga fshati

Vijon të jetë kritike situata në fshatrat e Gramshit si pasojë e zjarrit.

Të paktën 10 fshatra janë prekur masivisht nga flakët, të cilat nisën nga fshati Kullollas dhe u përhapën me shpejtësi në zonat fqinje.

Rreth 200 persona janë evakuuar për t’i shpëtuar rrezikut, ndërsa 40 prej tyre janë strehuar në konviktin e shkollës së mesme.

Lexo më shumë  Gërvalla në Vjenë për takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”

Me lot në sy, banorët shohin sesi zjarri përpin banesat e tyre, duke marrë me vete lopët dhe bagëtitë, të vetmet burime jetese.

Rruga Press

YouTube player