KryesoreLajme

Lëvizja VETËVENDOSJE! zyrtarizon Taulant Kelmendin kandidat për kryetar të Pejës

Në një tubim të mbushur me entuziazëm dhe pjesëmarrje të gjerë qytetare, Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Taulant Kelmendit për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet e 12 tetorit.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Sekretarin e Lëvizjes Alim Rama, deputeten Fatmire Kollçaku dhe ish-deputetin Gramos Agusholli.

Ata shprehën mbështetje të plotë për Kelmendin, duke e vlerësuar si njeriun që Pejës i ka munguar deri më tani.

Lexo më shumë  VV: Një parti e lidhur me aktet terroriste nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje

“Taulant Kelmendi është kryetari që Peja ka pritur – plot energji, përvojë dhe vizion për ta kthyer potencialin e qytetit në zhvillim të vërtetë,” thuhet në njoftimin e VV-së.

Sipas Lëvizjes, qytetarët e Pejës po kërkojnë ndryshim dhe kjo kandidaturë përfaqëson besimin, shpresën dhe vendosmërinë për ta bërë këtë ndryshim realitet.

VV vlerëson se Peja, si qytet me potencial të jashtëzakonshëm në kulturë, sport, bujqësi dhe turizëm, nuk mund të mbetet më “peng i stagnimit”, dhe se Kelmendi do të jetë udhëheqësi që “dëgjon, bashkëpunon dhe përballet me sfidat” për ta çuar qytetin drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Lexo më shumë  Gjermania vendos në funksion mburojën kundër raketave balistike

“Me Taulantin, Peja do të ketë kryetar që punon çdo ditë për t’i përmirësuar jetët e njerëzve,” thuhet më tej në deklaratë.

Lëvizja u bënë thirrje qyetarëve që më 12 tetor të votojnë për “një Pejë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më transparente.

Rruga Press

YouTube player