KryesoreLajme

Sadri Ramabaja: Gjykata Kushtetuese rrëshqiti në terrenin e politikës – shembi iluzionet për rolin e saj

Publicisti dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e krahasuar atë me praktikat e kritikuara të Gjykatës Supreme të Pakistanit.

“Ditë më parë në një TV të Tiranës kisha paralajmëruar si mundësi që Gjykata Kushtetuese jonë të rrëshqasë në veprime alogjike dhe të marrë për model pikërisht atë më të keqin – atë të Gjykatës Supreme të Pakistanit,” ka shkruar Ramabaja.

Sipas tij, njësoj si në Pakistan, ku kjo gjykatë shpesh është akuzuar për ndërhyrje të tepërt në politikë dhe për ndikim nga pushtetet ushtarake apo elitët politike, edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës me këtë vendim “ka rrëshqitur tërësisht në terrenin e politikës, duke shpërfaqur politizimin që ka dominuar përherë në shumicën e vendimeve që ka marrë për gjatë ekzistencës së saj.”

Lexo më shumë  Kurti pret në takim ish-presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

Ramabaja shprehet se vendimi i fundit i ka dhënë fund një iluzioni të ushqyer prej vitesh:
“Ndonëse ishte ushqyer një lloj iluzioni se ajo do të jetë, jo vetëm gardian i kushtetutshmërisë, por edhe njëra nga shtyllat e sigurta mbi të cilën mund të funksionalizohet Republika, ky akt këtë iluzion e shembi për dhe.”

Ai paralajmëron se dobësimi i “idhujve” politikë dhe institucionalë mund të çojë në apati qytetare, çka duhet të parandalohet me reforma të thella dhe kthim tek populli:
“Reformat radikale mbesin si zgjidhje e vetme. Këtë mund dhe duhet ta bëjë politika, respektivisht shkuarja në zgjedhje – kthimi tek sovrani.”

Lexo më shumë  Peci përuron pllakën përkujtimore për 10 shqiptarët e vrarë në Natën e Tmerrit në Mitrovicë

Megjithatë, Ramabaja sheh edhe një të mirë në këtë zhvillim:
“Me këtë akt, ana e mirë e medaljes është se po fillon rënia e idhujve dhe iluzioneve… Gjykata Kushtetuese të vetmën të mirë që ka bërë është se ka kontribuar ndjeshëm në procesin e shembjes së iluzioneve.”

YouTube player