Opinion/Aktualitet

Njerëzit dhe delet

Nga Hysamedin Feraj

-Njerëzit kanë zotësinë e gjykimit sipas ligjeve logjikë dhe ligjeve të arsyes praktike. Delet nuk e kanë.

– Njerëzit, për sa janë të lirë gjykojnë vetë, dhunti e dhënë nga Zoti ose natyra. Delet shkojnë kah u prin ose grah bariu.

Kur bariu u grah kah votimi i gjykatës speciale, delet shkojnë dhe votojnë. Pa menduar vetë, sepse nuk e ushtrojnë dot zotësinë e gjykimit.

Kur bariu u grah kundër saj, delet ecin kundër saj.

– Kur njeriu që gjykon ua thotë deleve mendimin e njeriut që mendon, delet nuk e kuptojnë fare.

Kur njeriu që gjykon ua thotë njerëzve mendimin e njeriut që mendon, njerëzit e kuptojnë.

– Kur njeriu që ka zotësinë e arsyetimit logjik ia thotë deles implikimet e ligjit për gjykatën speciale, delja nuk kupton sepse nuk arsyeton logjikisht si njeriu.

Lexo më shumë  Demokracia e rrejshme e LDK-së, partisë me Kuvende të Mëdha, por me votues pak

– Kur njeriu që ka zotësinë e arsyetimit logjik ia thotë njeriut implikimet e ligjit për gjykatën speciale, njeriu e kupton sepse të gjithë njerëzit kanë të njëjtët ligje logjikë universalë.

Kur njeriu ia shpjegon deles kuptimin e implikimit logjik, delja e shikon pa asnjë ndjeshmëri, sepse nuk kupton asgjë.

– Kur njeriu i shpjegon njeriut kuptimin e implikimit logjik, shpjegimi duket gati i tepërt sepse ai e di që tashmë pohimi përmban me domosdoshmëri pasojat.

Prandaj njeriu sapo lexonte pohimet e ligjit për gjykatën speciale, kuptonte pasojat e tij (implikimet e atij ligji). Delja jo!

– Njeriu sapo lexonte pohimet e marrëveshjes së Vjenës, kuptonte implikimet e saj për shtetin e Kosovës. Delet jo.

E kështu me radhë për shumë ligje, marrëveshje, letra drejtuar KFOR-it, etj. Njeriu i kuptonte implikimet e tyre. Delet jo.

Lexo më shumë  Demokracia e rrejshme e LDK-së, partisë me Kuvende të Mëdha, por me votues pak

– Madje për njerëzit nuk ishte e vështirë të kuptonin shkatërrimin e shtetit prej tyre. Ndërsa delet as që mund ta kuptonin. Thjesht shkonin kah u grahte bariu.

Interesant është vetëm fakti se disa dele tani janë penduar pse ka pasur çaste kur kanë qenë njerëz!

E TANI, PRA KUSH JANË DELET?

PS. Shkrim i kotë:

Delet nuk do ta kuptojnë sa u tha më sipër dhe as këtë pyetje. Sepse nuk janë të ndjeshme ndaj mendimit, por vetëm ndaj tingujve që shoqërojnë veprime të caktuar te bariut: veprime shpërblyes ose ndëshkues që bien mbi to, jo që bien mbi shtetin. Delet sillen sipas ligjeve të asocimit të “ideve” (Pavllov).

I kotë edhe për njerëzit, sepse këta i dinë tashmë vetë ato implikime që u përmendën.

Rruga Press

YouTube player