Lajme

Vlera e euros në Shqipëri më e ulta e regjistruar ndonjëherë

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja negative historike.

Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet për 97.3 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.

Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit të verës ka ndikuar në zhvlerësimin gradual të korrikut, ndërsa parashikohej që ky trend të shihej në muajin gusht, ku përjetohet edhe piku turistik.

Lexo më shumë  Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës mbahet më 6 gusht

Për të ruajtur ekuilibrin në kursin, Banka e Shqipërisë ka blerë valutë dhe në skenarin më pozitiv, ndërhyrja ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane.

Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve që në qershor, ndërsa një ecuri të ngjashme kanë pasur edhe monedhat e tjera, me dollarin që tashmë këmbehet 84.3 lekë, paundin 112 dhe frangën zvicerane 104.1 lekë.

Lexo më shumë  2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin, nuk justifikoi 172 mijë euro

Ky ritëm sugjeron se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player