KryesoreLajme

Manxhuka: Disa duan ta kthejnë Kosovën para 14 shkurtit 2021, por ne ecim përpara me reforma

Zëdhënësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arlind Manxhuka, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, duke e përshkruar situatën aktuale si një ndarje të qartë mes atyre që duan kthimin e Kosovës në të kaluarën dhe atyre që synojnë vazhdimin me reforma.

“Nyja politike apo sharra në gozhdë sot është te pikëprerja para dhe pas 14 shkurtit 2021. Një krah që do me u kthy para asaj dhe një që do të vazhdojë përpara me reforma,” tha Manxhuka.

Lexo më shumë  Macron: SHBA dhe Evropa duhet të punojnë së bashku për paqen dhe sigurinë e Ukrainës

Ai theksoi se Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryeministrit Albin Kurti i duhen votat për të avancuar programin e tyre, por jo “me çdo kusht dhe jo nga e me bindjen e ndokujt që i duket se ‘i erdhi dita’”.

Sipas tij, edhe pse Lëvizja është fituese absolute e zgjedhjeve, përpjekjet për bashkëpunim me disa subjekte opozitare kanë hasur në rezistencë për shkak të lidhjeve me “koalicionin e 20-vjeçarit”.

Lexo më shumë  Gërvalla në Vjenë për takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”

“Populli na ka votuar pikërisht edhe duke e ndëshkuar atë 20 vjeçar. Ne as nuk duhet e as nuk duam të bëhemi si ai 20 vjeçar sepse Republika e Kosovës nuk do të kthehet atje ku ishte,” u shpreh Manxhuka.

Rruga Press

YouTube player