Dronët ukrainas godasin thellë në Rusi: uzina, trena dhe qytete në shënjestër
Një seri sulmesh të koordinuara me dron ka goditur rajonet jugore të Rusisë, duke shkaktuar dëme serioze në infrastrukturë strategjike dhe duke detyruar autoritetet të vendosin kufizime të menjëhershme të hapësirës ajrore.
Në qytetin Nevinnomyssk, 37 dronë kanë goditur kompleksin industrial Nevinnomyssky Azot, uzina më e madhe kimike e rajonit. Kryetari i bashkisë u përpoq të qetësonte banorët duke thënë se nuk ka viktima dhe se punonjësit u treguan të përgatitur, por deklarata e tij u perceptua nga disa si rutinore dhe jo bindëse.
Në Rajonin e Tambovit, një zjarr shpërtheu në Uzinën e Barutit, aset kyç i industrisë së mbrojtjes ruse, ndërsa në Rostov shpërthime të fuqishme u regjistruan në Taganrog dhe Novoçerkask, me në shënjestër nyje logjistike dhe linja hekurudhore.
Autoritetet ruse shpallën gjendje emergjente në të paktën 8 qytete, përfshirë Stavropolin dhe Soçin. Në Krasnodar Krai, mbeturinat e një droni të rrëzuar goditën stacionin hekurudhor të Timashevsk, duke plagosur dy persona dhe duke dëmtuar një vagon treni pasagjerësh.
Ky është një nga sulmet më të mëdha me dron kundër territorit rus në muajt e fundit, duke ngritur alarmin për sigurinë e brendshme dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
🚨Southern Russia isn’t sleeping — a new wave of drone strikes has hit multiple regions
— NEXTA (@nexta_tv) July 25, 2025
⚫ Nevinnomyssk: 37 drone impacts reported at Nevinnomyssky Azot, the region’s largest chemical plant. The mayor sounded upbeat: “No casualties,” “factory workers did great,” and “don’t… pic.twitter.com/3TeeKDiJDC
Rruga Press

