KryesoreLajme

Kërkohet paraburgimi i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve komunal në Gjakovë që u arrestuan për dallavere me prona milionëshe

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurve me inicialet A.B., E.B., A.L., dhe A.K., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas pikës I të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.B., dhe E.B.

‘’Gjatë vitit 2018 i pandehuri A.B., në cilësinë e personit zyrtar Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjakovë, si dhe e pandehura E. B., në cilësinë e personit zyrtar Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në këtë drejtori, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare e me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjellin dobi pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare duke vepruar në kundërshtim me interesin publik, ashtu që më datë 10.10.2018 kanë lëshuar dhe nënshkruar pëlqimin në interes të palës A.L., për parcelimin e pjesshëm fizik të parcelave nr…. në pronësi shoqërore Rrugë publike, nr….. në pronësi të Kuvendit Komunal në e Gjakovë dhe nr…. në pronësi të K. të B. I. në e Gjakovë (V.) edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarët juridik të këtyre palujtshmerive pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatat pronësore të datës 24.09.2018, dhe nga ky veprim pala A.L., arrin te krijoj parcelat e reja dhe te njëjtat i bart ne emër të vetin, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e Kuvendit Komunal në e Gjakovë, si dhe të K. të B., I., në e Gjakovë’’ thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Pak ditë para arrestimit Mogherini takoi Ramën dhe Kumbaron/ 200 mijë euro për bursa

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 te KPRK- së.

‘’Sipas pikës II të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2019 i pandehuri A.B., në cilësinë e personit zyrtar Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e e Gjakovë, si dhe e pandehura E.B., në cilësinë e personit zyrtar Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në këtë drejtori, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare e me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjellin dobi pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare duke vepruar në kundërshtim me interesin publik, ashtu që më datë 25.10.2019 kanë lëshuar dhe nënshkruar pëlqimin në interes të palëve M.Ll., dhe Sh.B., për parcelimin e pjesshëm fizik të parcelave nr…… dhe ….. në pronësi të K. të B. I., në e Gjakovë (V….) edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarin juridik të kësaj palujtshmerie pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatën pronësore të datës 01.10.2019, dhe nga ky veprim palët M.Ll., dhe Sh.B., arrin ti bartin pronat në pronësi të tyre në sipërfaqe prej 599 m2 dhe objektin nr…… në sipërfaqe prej 115 m2, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e K. të B. I. në Gjakovë’’ thuhet më tutje.

Lexo më shumë  Kurti takon sekretarin e përgjithshëm të RCC, Amer Kapetanoviq
YouTube player