KryesoreLajme

Rama “gllabëron” edhe Pallatin e Kongreseve, plan për të ndërtuar “kullën” e radhës?

Edi Rama ka “gllabëruar” edhe Pallatin e Kongreseve i cili nga sot ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, pasi shumica e anëtarëve socialistë kanë votuar “pro” ndryshimit të pronësisë të Pallatit të Kongreseve.

Plani për rikonstruksionin apo shembjen për t’ia lënë vendin një kulle, pasuan debatin për këtë vendim.

Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti, pyeti nëse brenda territorit të godinës do të ndërtohej ndonjë kullë e re, por kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, tha se nuk kishte asnjë informacion lidhur me këtë.

Lexo më shumë  Gjermania vendos në funksion mburojën kundër raketave balistike

“Kështu thatë edhe për fushën rreth stadiumit Selman Stërmasi, prandaj kemi të drejtë të dyshojmë”, tha këshilltari demokrat, Dorian Teliti.

Deri më tani ajo çka dihet dhe pa informacione shtesë, është një kornizë e hedhur në faqen e Korporatës së Investimeve me titullin “Rikonstruksion”, i nxitur nga një propozim i datës 1 prill 2025.

Kujtojmë se pallati i Kongresve, është një nga godinat simbol të historisë dhe kulturës së Tiranës, i ndërtuar mes viteve 1982-1986, me qëllim organizimin e aktiviteve dhe panaireve të ndryshme.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

Këshilltarët e opozitës gjithashtu kërkuan që të futej në rend të ditës edhe çështja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për të cilin thanë se i duhej kërkuar Këshillit të Ministrave që ta shkarkonte.

“Veliaj tashmë nuk është më person nën hetim, por i pandehur”, tha Teliti.

YouTube player