Bota

10 palestinezë vdiqën nga uria në 24 orët e fundit në Gaza

Të paktën dhjetë persona të tjerë janë vdekur nga uria në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, ka thënë Ministria palestineze e Shëndetësisë.

“Numri i vdekjeje nga uria dhe kequshqyerja po rritet në shkallë alarmante”, ka thënë Munir al-Boursh, kreu i Ministrisë.

“Këta nuk janë thjesht numra – janë thirrje për ndihmë, një lutje njerëzore për botën që të veprojë para se të jetë vonë”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Policia moldave njoftoi se ka gjetur më shumë në rastin e grupit të trajnuar në një kamp në Serbi

Mbi 100 organizata ndërkombëtare humanitare të mërkurën i kanë bërë thirrje Izraelit që ta ndërpresë bllokimin e Gazës. 

Izraeli është duke u përballur me presion të shtuar ndërkombëtar për shkak të situatës katastrofike humanitare në territoret palestineze, ku më shumë se 2 milionë njerëz përballen me mungesë të rëndë ushqimi dhe nevojash të tjera bazike pas 21 muajsh të konfliktit.

Lexo më shumë  Forcat detare suedeze përballen me nëndetëse ruse ‘pothuajse çdo javë’ – dhe mund të ketë më shumë në rrugë
YouTube player