Guardia di Financa bën bilancin/ Zbuluam 590 plantacione me drogë në Shqipëri
Guardia di Finanza Italiane në Shqipëri mbi kotrnollin detar e ajror në luftën kundër trafikut e kultivimit të lëndëve narkotike.
Gjatë 2024 operacionet e mbikëqyrjes ajrore të territorit shqiptar të Guardia di Finanza Italiane kanë identifikuar 590 plantacione të mbjella me marijuanë, 109 mijë e 104 bimë kanabis të kultivuara e me vlerë fitimi tregu rreth 900 milionë euro.
Reparti ajror i Guardia di Finanza më 2024, kë kryer mbi tokën shqiptare 62 misione fluturimi.
58 prej tyre me 170 orë fluturimi janë kryer me helikopterin model AË139 e 4 misione të tjera me 15 orë fluturimi janë ekzekutuar me avionin model ATR72.
Gjatë vitit 2024, Reparti detar i Guardia di Finanza Italiane ka ekzekutuar në Shqipëri 530 misione detare me 2250 orë lundrimin në patrullimin e mbikëqyrjen e brigjeve shqiptare në operacione për ndalimin e trafiqeve ilegale.
Janë ndaluar 2 mjete lundruese e janë shpëtuar 2 mjete të tjera.
Sipas dokumentit të siguruar nga Syri TV, autoritetet italiane theksojnë se:
– rezultatet operative të arritura gjatë vitit 2024 dëshmojnë për aktualitetin e vazhdueshëm të fenomenit të kultivimit të kanabisit me qëllim prodhimin e paligjshëm të lëndëve substancave narkotike;
– ekziston një nevojë e qartë për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve operacionale të Guardia di Financa në Shqipëri, si në aspektin e burimeve njerëzore ashtu edhe të mjeteve teknike;
– bashkëpunimi dypalësh me Policinë e Shtetit Shqiptar mbetet i rëndësishëm, duke u vlerësuar për efikasitetin, intensitetin dhe kontributin konkret në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Gjithashtu bashkëpunimi i Guardia di Finanza Italiane me autoritetet shqiptare ka çuar në trajnimin e 485 forcave të policisë kufitare shqiptare gjatë 2024.
Ndërsa më 2025, Guardia di Finanza ka angazhuar në Shqipëri 3 njësi mbështetëse të Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, së bashku me 24 efektivë të Forcave të Policisë italiane për veprimtari të patrullimeve të përbashkëta, 24 efektivë të Gardës së Financës, si dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit të Gardës së Financës të angazhuar në operacionet ajrore të survejimit gjatë periudhës maj – tetor.
4.310.046 euro janë destinuar për misionin e asistencës së GDF ndaj Policisë shqiptare.
Raporti analitik mbi misionet ndërkombëtare në zhvillim, që i referohet vitit 2024 dhe shërben gjithashtu për vlerësimin e zgjatjes së tyre për vitin 2025 thekson se veprimtaria e zhvilluar nga Garda e Financës në Shqipëri gjatë vitit 2024, në bashkërendim të ngushtë me Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë pranë Ministrisë së Brendshme italiane, ka garantuar:
· Këshillim dhe trajnime për Policinë Kufitare shqiptare në fushën e luftës kundër trafikut të paligjshëm detar;
· Bashkëpunim me Policinë shqiptare për mbikëqyrjen e zonës detare përballë bregdetit të Shqipërisë, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafikut të paligjshëm me origjinë nga këto brigje;
· Vëzhgim ajror dhe hartëzim të territorit shqiptar, me qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit, operacion që zakonisht zhvillohet gjatë muajve maj – tetor të çdo viti.
Rruga Press

