Sllovakia bllokon sërish sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë
Bashkimi Evropian dështoi sot të miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, pasi Sllovakia e bllokoi sërish vendimin.
Pas përfundimit të Këshillit Evropian të Punëve të Jashtme në Bruksel, shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaia Kallas tha se ishte “vërtet e trishtuar” nga ngjarja, duke shtuar se tani ‘topi është në fushën e Sllovakisë’.
Më parë, kryeministri sllovak Robert Fico kishte njoftuar se përfaqësuesi i vendit të tij në Këshill do të kërkonte një shtyrje të votimit për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Moskës.
Ai argumentoi se kërkesa pasqyron qëndrimet e partive politike të vendit të tij mbi propozimet e paraqitura nga Komisioni për të ndihmuar Sllovakinë të kapërcejë çdo pengesë që do të hasë në furnizimet e saj me gaz pas ndalimit të planifikuar të importeve të gazit rus nga viti 2028.
Ky plan nuk lidhet me paketën e re të sanksioneve, por Sllovakia i lidhi të dy çështjet. Kalas tha gjithashtu se çështja e aseteve të “ngrira” ruse në BE do të diskutohet në takimin joformal të ministrave të jashtëm në fund të gushtit.
Rruga Press

