KryesoreLajme

Projekti i Aeroportit të Vlorës/ Ambientalisti Vorpsi: BE kërkoi ndalimin, por Rama e ka injoruar

Ambientalisti Joni Vorpsi komentoi raportin e fundit të Bashkimit Evropian lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke theksuar se qeveria shqiptare ka injoruar prej kohësh thirrjet për të ndaluar këtë projekt.

Në një intervistë në edicionin e lajmeve në Syri TV, Vorpsi tha se edhe rezoluta e Parlamentit Evropian në vitin 2022 kërkonte ndalimin e projektit, por ndërkohë ndërtimi ka avancuar dukshëm, duke i shkaktuar shqetësime serioze mjedisit dhe komunitetit lokal.

Joni Vorpsi: Ne po flasim për raportin e BE apo reagimin, rezolutën që ka dërguar Bashkimi Evropian mbi raportin e përvitshëm. Qeveria shqiptare ka vendosur që të ndërtojë një aeroport aty dhe tashmë është i nominuar me emër në rezolutë. Ka qenë edhe në rezolutën e vitin 2022 ku Parlamenti Evropian, thoshte shprehimisht të ndalohet projekti i Aeroportit të Vlorës, pra e kërkonte ndalimin.
Ndërkohë që në raportet e komisionit ka qenë që në vitin 2019 por në mënyrë tinëzare do të thoja, është shpërfillur thirrja e Bashkimit Evropian, është përpjekur që këto projekte të ecin siç është specifikisht projekti i aeroportit të Vlorës, të ndërtohet në terren që kur të vinte kjo ditë që po vjen të gjendeshin përballë një aeroporti të mbaruar për t’i thënë që tani s’kemi në ç’bëjmë.

Fakti që është drejt mbarimit aeroporti i Vlorës, pasi po të shkojmë në terren situata është ndryshe nga çfarë prezantohet në rrjetet sociale të autoriteteve. Reagimi duhet të kishte ndodhur me kohë, por nuk duhet të ishte përdorur fakti që ishte avancuar ndërtimi për të ndaluar një projekt që do të shkatërrojë komplet atë zonë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Nuk u bë dot deputet dhe kërkoi anulimin e votave të mërgatës, PZAP-ja ia hedh poshtë ankesën Bekim Haxhiut të PDK-së