KryesoreLajme

Qeveria ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

Qeveria në detyrë ka ndarë 580 mijë euro për ndërtimin e një shkolle të muzikës dhe muzeut në Preshevë.

“Mbledhjen e kaluar ndamë mbi 626 mijë euro për mbështetjen në arsim dhe lobim institucional atje. Këtë mbështetje po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë eurove. Mbështetja do të vijojë”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Lexo më shumë  Liria ka emër! Edhe ata që krijuan dhe mbështetën gjykatën kanë emër!

Ndër të tjera, u miratua lidhja e marrëveshjes së grantit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për përgatitjen e projektit “Programi – Nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurinë e ujit, faza 2”.

Kabineti qeveritar votoi pro për ndarjen e mbi 700 mijë euro për Ministrinë e Kulturës për mbulimin e obligimeve sipas “Memorandumit të Mirëkuptimit mes MKRS-së, Federatës së Volejbollit dhe Komitetit Olimpik”.

Kurti ndër të tjera, u ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve dhe kolegëve të komandantit të Togut të Zjarrfikësve në Gjakovë, Kaçun Lima.

Lexo më shumë  Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan

“Do të kujtohet gjithmonë për vetmohimin në çdo ditë të punës, përkushtimin e lartë ndaj detyrave dhe përgjegjësive, si dhe shembullin për të tjerët si udhëheqës i togut”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player