KryesoreOpinion/Aktualitet

Feraj: Para vendimit të GJKK, opozita ka marrë vendimin e Grenellit: kërkoni dhe gjeni rrugë kundër kompromisit me LVV

Shkruan Hysamedin Feraj

Para vendimit të GJKK, opozita ka marrë vendimin e Grenellit: kërkoni dhe gjeni rrugë kundër kompromisit me LVV.

Dhe, meqë vendimi i Grenellit është dhënë në kohë para vendimit të GJKK, opozita mendon se ka përparësi fuqie ndaj vendimit të GJKK-së

E dyta, akt-gjykimi i GJKK-së është i paqartë për atë që do opozita. Ndryshe prej tij, vendimi i Grenellit është i qartë:

Rrëzoni Kurtin! E keni bërë në kohë covidi, kur askush nuk dinte si do të rrjedh historia. Pse të mos e bëni prapë tani, kur pak kush ka ndonjë ide kah po shkon historia. Rrëzojeni Kurtin me çdo mjet e metodë dhe kthehuni në pushtet! Numërimi prapsht filloi!

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove