KryesoreLajme

Si gënju Vuçiqi për takimin me Von der Leyen

Komisioni Evropian ka mohuar pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se kishte zhvilluar një “bisedë të gjatë” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Aleksandër Vuçiq kishte thënë për mediat pro-qeveritare se ai kishte folur me Von der Leyen për 30 minuta dhe se “asnjëherë më parë nuk kanë diskutuar kaq gjatë për bashkëpunimin dypalësh”.

Lexo më shumë  96 organizata i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë të rishikojë ligjin për zonat e mbrojtura

Por, zëdhënësi i BE-së, Stefan de Keersmaecker, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari në lidhje me deklaratën e Vuçiqit ka thënë se biseda ishte e rastësishme.

Ai ka sqaruar se bëhej fjalë për një shkëmbim të shkurtër dhe jo për një takim zyrtar.

“Presidentja Von der Leyen pati një bisedë të rastësishme, spontane me presidentin Vuçiq në sallonin e pritjes para darkës zyrtare në Sevilje.”

Lexo më shumë  Konjufca takon homologen bullgare në Sofje dhe mban fjalim në takimin ministror të SEECP: Hekurudha Prishtinë–Durrës është projekt strategjik për lidhshmërinë e vendit tonë dhe të rajonit me BE-në

“Ajo pati mundësinë të shkëmbente disa fjalë me shumë udhëheqës gjatë asaj ngjarjeje, përfshirë Presidentin Vuçiq. Prandaj, nuk ishte një takim zyrtar dypalësh”, ka thënë Keersmaecker./The Geopost/

YouTube player