KryesoreLajme

Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar ekspozitën “The Kosovo War Photographs” nga Wade Goddard, si dokumentim dhe thirrje për drejtësi për viktimat e gjenocidit dhe spastrimit etnik të Serbisë në pranverën e vitit 1999.

“Nga tanket në rrugët e Kosovës, te fëmijët në karroca, nga rrënojat e shtëpive te kolonat e pafundme të traktorëve, nga ecjet dërrmuese në male, në momentet e fundit me të afërmit e vrarë mizorisht, këto rrëfime janë një rikthim i domosdoshëm, që na kujton sa e brishtë është jeta dhe sa rëndë e thellë kemi kaluar nëpër errësirë”, ka veçuar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Ai më tej ka thënë se autori nga 500 fotografi të realizuara, është sfiduar që t’i përmbledh më pak se 70 për ekspozim, teksa Kurti e quajti si një përzgjedhje e dhimbshme.

“Fotografitë e tij janë dëshmi. Ato janë dritare që lidhin shpirtin e popullit me kujtimet, me dhimbjen, me të vërtetën. Lidhje të përjetshme me ata që e njohën veten në ato imazhe, me ata që nuk janë më, dhe me ne që ende mbajmë detyrën dhe peshën e kujtesës. Korniza nuk mund ta përmbajë jetën si të tillë. Por përmes përjetimit në fotografi, Goddard ka kornizuar shpirtin e çdo jete që ka dokumentuar”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Rruga Press

YouTube player