BotaKryesore

Drejtori i CIA-s: Programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka deklaruar se agjencia që udhëheq ka “inteligjencë të besueshme” që tregon se programi bërthamor i Iranit është “dëmtuar rëndë” nga sulmet e fundit amerikane.

Ratcliffe ka shkruar në X, se kjo përfshin “inteligjencë të re nga një burim apo metodë historikisht e besueshme dhe e saktë” që tregon se disa objekte kryesore bërthamore iraniane u shkatërruan.

Lexo më shumë  Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

Sipas tij, do të duheshin disa vite që këto objekte të rindërtoheshin.

Më herët, Administrata e presidentit Donald Trump, e ka kundërshtuar kategorikisht  një vlerësim të rrjedhur të inteligjencës i cili sugjeron se komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit nuk janë shkatërruar dhe të cilat mund të rindërtohen brenda muajsh.

Më parë në samitin e NATO-s, shefi i Shtëpisë së Bardhë, ka përsëritur pretendimin e tij se programi bërthamor ishte ‘zhdukur’.

Lexo më shumë  Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë. Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja!

Derisa, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, kishte deklaruar se vlerësimi paraprak i Pentagonit ishte bërë me “besim të ulët” dhe sipas tij Agjencia Federale e Hetimit (FBI) po hetonte këtë rrjedhje.

Rruga Press

YouTube player