KryesoreLajme

Osmani: Republika e Kosovës garanton të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë për të gjitha komunitetet pa dallim

Me rastin e ditës së komunitetit egjiptian, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe përfaqësues të komunitetit egjiptian.

E para e shtetit ka uruar të qytetarët e komunitetit egjiptian për këtë ditë, duke theksuar rëndësinë e vazhdueshme të kontributit të tyre në ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Lexo më shumë  E akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

“Ajo vlerësoi rolin aktiv të komunitetit egjiptian në jetën institucionale të vendit, si dhe përkushtimin e tyre për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Në këtë ditë simbolike, Presidentja riafirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë për të gjitha komunitetet pa dallim, si pasuri e përbashkët e shtetit tone”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027, 4.27 miliardë euro

Rruga Press

YouTube player