Bota

(Video) Përshkallëzohet lufta. Antiajrorët amerikanë “Patriot” qëllojnë raketat balistike të Iranit të lëshuara drejt bazave amerikane në Katar dhe Irak

Përshkallezim serioz në Lindjen e Mesme. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Irani ka lëshuar gjashtë raketa balistike në bazën ushtarake gjigante amerikane në Katar.

Pamjet më poshtë vijnë nga rrjeti social X.

Shpërthimet janë dëgjuar mbi kryeqytetin, Doha, mes raportimeve për raketa iraniane drejt bazave ajrore amerikane në Katar, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Franca, vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Kjo ndodh ndërsa vendi i Lindjes së Mesme ka mbyllur hapësirën e tij ajrore dhe ambasadat e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të “strehohen në vend”.

Një reporter i Axios, duke cituar një zyrtar izraelit, tha se Irani ka lëshuar gjashtë raketa të drejtuara drejt bazave ajrore amerikane në Katar.

Sky News në Mbretërinë e Bashkuar raporton se besohet se Irani ka goditur gjithashtu edhe baza amerikane në Irak.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit

Rruga Press

YouTube player