KryesoreLajme

Elshani: Arsenijeviq do të intervistohet për bastisjen në Zveçan, për arrestimin vendos prokuroria

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në fshatin Vallaq të Zveçanit ku ka gjetur një sasi të madhe të armatimit.

Lidhur me rastin, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Lexo më shumë  DASH riafirmoi mbështetjen për Kosovën, KFOR-in dhe transformimin e FSK-së, Maqedonci: Dëshmi e qartë e progresit në vend

Veton Elshani, zëdhënës i policisë për veriun për Arbresh.info tha se gjatë bastisjes, Arsenijeviqi nuk ishte prezent por në momentin që do ta intervistojnë.

“Person me interes për intervistim është ai. Në momentin e parë që hasim në të, do të intervistohet. Për arrestimin vendon prokuroria”, tha Elshani.

Rruga Press

YouTube player