KryesoreLajme

Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i LVV-së,  bojkotimin e votimit nga deputetët që marrin pjesë në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit e ka quajtur sjellje politike të papërgjegjshme dhe njëkohësisht shkelje të Kushtetutës.

“Për bindjen time, ardhja në vazhdimin e seancës dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme, juridikisht është shkelje e Kushtetutës”, ka theksuar Kurti, duke iu referuar pikës 128 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 gusht 2014.

Lexo më shumë  “Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

Sipas këtij aktgjykimi, çdo deputet është i obliguar të votojë – pro, kundër ose të abstenojë – në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Kurti ka thënë se konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e partisë fituese të zgjedhjeve, por e të gjithë deputetëve.

Ai shtoi se pasi të formohet Kuvendi, përgjegjësia e tij do të jetë formimi i qeverisë së re. Deri atëherë, vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin

Rruga Press

YouTube player