BotaKryesore

Izraeli publikon pamje të shkatërrimit të sistemit mbrojtës ajror iranian

Aeroplanët luftarakë të Forcave Ajrore, nën udhëzimin e saktë të inteligjencës, kanë përfunduar një sulm të gjerë kundër sistemit të mbrojtjes ajrore të Iranit.

Dhjetëra radarë dhe raketahedhës tokë-ajër janë shkatërruar.

Tashmë janë publikuar në rrjetet sociale videot e bombardimeve të objektivave brenda Iranit.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka deklaruar se 200 aeroplanë luftarakë janë përdorur në sulmet e vazhdueshme kundër objektivave strategjike në territorin iranian.

Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Effie Defrin, bëhet fjalë për një operacion të gjerë ushtarak, i cili po zhvillohet në disa faza dhe në zona të ndryshme të Iranit.

Lexo më shumë  Wall Street Journal: Pentagoni po i drejtohet prodhuesve të automjeteve për të prodhuar armë

“Më shumë se 100 objektiva janë goditur në të gjithë Iranin”, tha Defrin gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se janë përdorur “mbi 330 lloje të ndryshme municionesh, përfshirë raketa ajër-tokë, bomba me precizitet të lartë dhe armë të sofistikuara”.

Zhvillimet e fundit shënojnë një nga ndërhyrjet më të mëdha ushtarake të Izraelit në rajon, duke ngritur shqetësime serioze për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Lexo më shumë  Gazeta Italiane ‘Il Giornale’: Rama firmos marrëveshjen ‘bombë’ me Italinë - Më shumë emigrantë në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit
YouTube player