Bota

Bullgaria dhe Kroacia, gati të përdorin monedhën e përbashkët Euron

Dy shtete të tjera, anëtare të BE-së, Kroacia dhe Bullgaria pritet të hyjnë në Eurozonë, pra të adoptojnë monedhën e përbashkët, respektivisht në vitin 2023 dhe 2024.

Nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, janë gjashtë vendet që ende nuk bëjnë pjese në Euro: Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Rumania, ndërkohë që Danimarka ka qëndruar jashtë me marrëveshje në kuadër të Traktatit të Mastrihtit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Kroacia dhe Bullgaria bëjnë pjesë që nga korriku i vitit 2020 në Mekanizmin Europian të Interesit të Shkëmbimit që siguron stabilitetin monetar në bllok dhe që konsiderohet si paradhoma e hyrjes në monedhën e përbashkët.

Dy qeveritë kanë vendosur t’i bashkohen monedhës së përbashkët, ndonëse në Bullgari ka një debat lidhur me këtë çështje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *